
Asambleja komunale e Zetës, në Mal të Zi, miratoi deklaratë ku pretendojnë anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës.
Ministri shqiptar i Administratës Publike, Marash Dukaj, e cilësoi vendimin si “hap pas” dhe tha se nuk është befasuar.
“Kemi të bëjmë me një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca të huaja dhe për të cenuar marrëdhëniet miqësore,” shkroi Dukaj.
Ai e kritikoi komunën për devijim nga detyrat e saj themelore.
“Në vend që të krijojë kushte më të mira jetese për qytetarët, jemi dëshmitarë të një përpjekjeje për shkatërrimin e institucioneve,” shtoi ministri.