Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arben Ahmeti zbulon detaje ekskluzive nga intervista me Hashim Thaçi: Përmendet zyrtari evropian me lidhje ruse

Gazeta10
13 Maj 2026 - 16:42

Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti, ka zbuluar detaje ekskluzive nga intervista e shumëpritur me ish-presidentin Hashim Thaçi, e cila do të transmetohet të enjten nga ora 22:15.

Sipas Ahmetit, kjo është intervista e pestë që Thaçi realizon nga Haga dhe, ndryshe nga paraqitjet e mëhershme, kësaj here ai vjen me mesazhe më të forta politike.

Në fokus të intervistës janë akuzat e ngritura ndaj Thaçit në raportin e senatorit zviceran Dick Marty, raport që vite më parë tronditi opinionin publik me pretendimet për trafikim organesh.

Ahmeti tregoi se Thaçi rrëfen për një periudhë të rëndësishme politike në vitin 2014, kur kishte shkuar në Këshillin e Evropës për t’u përballur me pasojat e raportit të Dick Martyt.

“Para një jave kam pranuar një zarf me disa pyetje që unë i kam dërguar me shpresën që të marrë sa më shpejtë përgjigje nga Hashim Thaçi… Pjesa më e rëndësishme e intervistës është me shumë mesazhe politike ku duket Thaçi më politik dhe jo Thaçi më emocional si ka rezultuar në intervistat e mëhershme”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, Thaçi në intervistë thekson se raporti i Dick Martyt ishte trajtuar “si Bibël” nga zyrtarë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Ish-presidenti, sipas Ahmetit, ka përmendur edhe një zyrtar të lartë evropian që kishte mbështetur raportin, për të cilin më vonë ishte raportuar se kishte lidhje me Rusinë dhe me dosjet Epstein.

Intervista e plotë transmetohet nesër në ora 22:15, në Kanal 10 dhe ABC NEWS. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.