Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Milazim Koci: Është e tepërt dhe e lodhshme për demokracinë dhe qytetarët të shkohet në zgjedhje 5 herë brenda pak muajve

Gazeta10
30 Prill 2026 - 18:50

Politologu Milazim Koci në emisionin Gazeta komentoi situatën aktuale politike dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke theksuar se nuk ka ndonjë çështje kontestuese lidhur me datën e tyre.

Sipas tij, përveç datës së përfolur, zgjedhjet do të mund të mbaheshin edhe më 31 maj, por një ndryshim i tillë nuk do të sillte ndonjë dallim të madh në zhvillimet politike. Ai përmendi se alternativat si 31 maji apo 7 qershori mbeten të pranueshme, ndërsa shtoi se nga reagimet e përfaqësuesve të partive politike vërehet një pajtim i përgjithshëm dhe mungesë e ndonjë situate të jashtëzakonshme.

Koci e cilësoi shqetësuese frekuencën e lartë të proceseve zgjedhore në vend. Ai theksoi se është për keqardhje që brenda një periudhe prej 15–16 muajsh qytetarët të shkojnë në tri palë zgjedhje, ndërkohë që kësaj i shtohen edhe zgjedhjet lokale.

“Votuesi kosovar rrezikon të dalë deri në pesë herë në zgjedhje, gjë që është e tepërt dhe e lodhshme për demokracinë,” u shpreh ai.

Në fund, politologu shprehu shpresën që cikli i shpeshtë zgjedhor të marrë fund këtë herë dhe që vendi të hyjë në një periudhë stabiliteti institucional, me një mandat të plotë katërvjeçar.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/0aG4Ldw9aQc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.