Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gianni Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA përmes një postimi

Gazeta10
14 May 2026 - 21:30

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në shtëpinë e futbollit botëror.

Në një postim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, Infantino ka vlerësuar zhvillimin e futbollit kosovar gjatë dekadës së fundit, duke theksuar rritjen e vazhdueshme dhe ndikimin pozitiv që sporti ka pasur te gjeneratat e reja dhe te tifozët në Kosovë.

“Përgëzime Federatës së Futbollit të Kosovës për kremtimin e 10 viteve si federatë anëtare e FIFA-s. Gjatë dekadës së kaluar, futbolli në Kosovë ka vazhduar të rritet dhe të frymëzojë shumë lojtarë të rinj dhe tifozë”, ka shkruar Infantino.

Ai ka theksuar gjithashtu përkushtimin e vazhdueshëm të FIFA-s për mbështetjen e zhvillimit të futbollit në Kosovë, duke përmendur kontributin e ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, si dhe punën që po vazhdon të bëhet nën drejtimin e presidentit aktual, Agim Ademi, dhe ekipit të tij.

“FIFA mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të lojës në Kosovë, i cili fillimisht u mbikëqyr nën udhëheqjen e Fadil Vokrrit dhe vazhdon edhe sot nga Agim Ademi dhe ekipi i tij”, thuhet më tej në mesazhin e presidentit të FIFA-s.

Kosova u pranua zyrtarisht në FIFA më 13 maj 2016, një moment historik për futbollin dhe sportin kosovar, që shënoi hapjen e një kapitulli të ri në arenën ndërkombëtare.  Gjatë kësaj periudhe, përfaqësuesja dhe klubet kosovare kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara në zhvillimin dhe afirmimin e tyre në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Postimi i plotë: https://www.instagram.com/p/DYVErW3iGbc/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0873a8f1-e904-49d1-b6cf-9fc460782ee3

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.