Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PAMJE/ Zëvendëskryeministri Fikrim Damka në ndejë me “Mish e Allti”, dëgjohen të shtëna armësh

Gazeta10
14 Maj 2026 - 18:32

Fikrim Damka, zëvendëskryeministri i Kosovës për Çështje të Komuniteteve dhe Bashkëpunim Ekonomik  është parë së fundi në një ndejë private së bashku me biznesmenin Shefqet Damka, ku sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale dëgjohen edhe të shtëna me armë.

Në postimin e publikuar nga Shefqet Damka, shihen disa persona të mbledhur në një darkë me muzikë live dhe atmosferë festive, ndërsa në sfond dëgjohen krisma armësh, të shoqëruara me duartrokitje nga të pranishmit.

Pamjet kanë nisur të qarkullojnë në rrjete sociale. Ende nuk dihet vendi dhe koha e saktë e organizimit të ndejës, ndërsa nuk ka pasur reagim zyrtar nga Damka lidhur me videon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.