
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka ndarë në Facebook disa fotografi nga dasma e Luan Haradinaj, djali i Shkelzen Haradinaj, e cila u mbajt të premten.
Krahas imazheve nga ceremonia, Haradinaj ka përcjellë edhe një mesazh të shkurtër urimi: “Urime martesën Luani i Shkëlzenit. Zemra plot, sot! Faleminderit për urimet e juaja, gëzime paçi në jetë!”, duke ndarë emocionet për këtë moment familjar.
