Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avdullah Hoti: Po shkojmë në zgjedhje sepse një autokrat dëshiron ta uzurpojë shtetin, s’do të lejojmë

Gazeta10
02 Maj 2026 - 21:23

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova do të shkojë drejt kutive të votimit më 7 qershor, meqë Albin Kurti po dëshiron ta uzurpojë shtetin.

Hoti ka thënë se diçka e tillë nuk duhet të ndodhë dhe se s’do të lejohet.

“Më 7 qershor duhet sërish t’u drejtohemi kutive të votimit. Kjo po ndodh për arsyen e thjeshtë: një autokrat dëshiron të uzurpojë shtetin.Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do të lejojmë të ndodhë.”, ka shkruar ai

Hoti ka thënë se duhet bashkuar në refuzim qytetar ndaj Kurtit.

“Më 7 qershor duhet të bashkohemi të gjithë në refuzimin qytetar ndaj këtij personi.Më 7 qershor duhet të bëhemi bashkë për shtetin e Kosovës.Shteti është shtet, nuk nëpërkëmbet, nuk abuzohet me të”, ka shkruar Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.