Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arian Tahiri: Drenica është vend i krenarisë, organet e shtetit s`duhet të bien pre e agjendave destruktive politike

Gazeta10
15 May 2026 - 16:47

Arian Tahiri, ka reaguar pas incidentit të djeshme në Skenderaj.

Duke e postuar një fotografi nga Skenderaj, ai ka bërë thirrje për unitet, maturi dhe përgjegjësi institucionale. Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka theksuar se Skenderaj mbetet simbol i krenarisë, qëndresës dhe sakrificës së popullit shqiptar.

“Në zemër të Drenicës, në Skenderaj, në vendin e krenarisë, qëndresës dhe mikpritjes, ku çdo rrugë mban gjurmët e vuajtjeve dhe sakrificës shekullore të popullit tonë. Politika duhet t’i bashkojë njerëzit rreth mundësive më të mira për të gjithë, e jo të krijojë përçarje dhe urrejtje. Prandaj sot, më shumë se kurrë, organet e shtetit nuk duhet të bien pre e agjendave destruktive politike. Propaganda, linçimet, ofendimet nuk i duhen shoqërisë sonë, aq më pak të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.