
Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është paraqitur në objektin e Stacionit Policor të Skenderajt, ku pritet të intervistohet lidhur me incidentin e djeshëm, ku dyshohet se u përfshi në sulmin fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani.
Ai u prit me brohoritje nga qytetarët e Skenderajt, të cilët tash e disa orë po pritnin.