
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po zhvillojnë takim.
Pritet që në takim të diskutohen zgjedhja e presidentit dhe Ligji për Specialen.
Takimi i tyre këtë pasdite të së shtunës vjen pasi Qeveria e Kosovës vlerësoi mbrëmë në orë të vona se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar./Gazeta10