
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, pas mbledhjes që ka mbajtur GP i kësaj partie, ka thënë se ata presin që ligji për Specialen të aprovohet në të gjitha nivelet, pastaj do të jenë të hapur për çështjen e presidentit.
Hamza, ka bërë të ditur se pas kësaj mbledhje do të takohet me Kurtin.
‘’Qëndrimi i PDK është konsistent. Unë i falënderoj të gjithë deputetët e PDK për mbështetjen e plotë. Qëndrimi i jonë është që fillimisht me u aprovu ligji, dhe po e ritheksoj që mos me u keqkuptua me u aprovu ligji në të gjitha nivelet, në të dy leximet, gjitha komisionet, me u aprovu ligji, pastaj ne jemi të hapur që të diskutojmë për çështjen e presidentit. Dhe ne besojmë që ligji duhet me u aprovuar, vendi të ketë president, vendi të ketë stabilitet. Do të shkojmë në takim me Kurtin’’, ka deklaruar Hamza.