Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha: Nuk ka pas arsye që Njësia Speciale me maska të shkojë në Skenderaj

Gazeta10
15 May 2026 - 19:10

Ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në emisionin “Gazeta10” ka komentuar situatën e mbrëmshme të krijuar nga Njësia Speciale në Ferizaj.

Ai gjatë diskutimit tha se prezenca e Njësisë Speciale në Skenderaj natën e mbrëmshme ishte e panevojshme, raporton Gazeta10.

“Në bazë të informatave që unë i kam nuk ka pasur arsye që Njësia Speciale e Kosovës me maska të jetë mbrëmë në Skenderaj, sepse nuk kishte as ftesë për zotëriun Lushtaku që të intervistohet, pra nuk ishte refuzim, dhe pa ftesë nuk mund të rëfuzojë, pra nuk kishte ndonjë deklarim që nuk do t’i përgjigjej organeve të drejtësisë, as nuk kishte informacione për ndonjë sulm me armë apo organizimi për ndonjë incident përshkallëzues, prandaj prania e tyre ishte e pakuptimtë dhe këtë e argumenton edhe fakti që pasd disa kohë qëndrimi ata u tërhoqën”, tha ai në Kanal10.

Hoxha tha se situate mbrëmë në Skenderaj ishte vërtetë diskredituese për vetë Njësitin Special.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.