
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për sot për derivatet e naftës.
Nafta sot mund të shitet deri në 1 euro e 61 centë, benzina deri në 1 euro e 52 centë.
Çmimet tavan sot janë më të larta krahasuar me ato të djeshme. Nafta u rrit për një cent, ndërsa benzia për 2.
Çmimi i gasit mbeti i njëjtë me 76 centë.