Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputeti Oleksiy Honcharenko në Kosovë–Parlamenti i Ukrainës me reagim se nuk e autorizoi vizitën e tij

Gazeta10
29 October 2022 - 12:06

Vizita e deputetit ukrainas në Kosovë dhe deklaratat e tij për njohjen e pavarësisë nga Ukraina, kanë nxitur reagime në Ukrainë.

Një zyrtar i lartë i Parlamentit të Ukrainës foli për mediat vendase atje se “Deputeti Oleksiy Honcharenko nuk është autorizuar nga Parlamenti për vizitën në Kosovë dhe iniciativa ka qenë vetëm personale e tij”.

“Vizita në Kosovë e deputetit të Partisë Popullore të Ukrainës, Oleksiy Honcharenko ka qenë iniciativë individuale e tij dhe private. Parlamentari i Ukrainës ose ndonjë organ tjetër shtetëror nuk e ka autorizuar askënd, e në veçanti deputetin Oleksiy për ta përfaqësuar qëndrimin zyrtar të Ukrainës në Kosovë ose në ndonjë shtet tjetër” thuhet në deklaratë, raporton Gazeta 10.

Parlamenti i UKrainës ka rikujtuar se qëndrimet zyrtare shtetërore për temat ndërkombëtare merren në kolegjium dhe nuk mund të përfaqësohen ndaras ose individualisht. 

Edhe deputeti Goncharenko i cili qëndroi gjatë javës në Kosovë, e ka konfirmuar se vizita e tij ishte individuale si përfaqësues i popullit për tu solidarizuar me shtetin e Kosovës për shkak të reagimit ndaj luftës në Ukrainë.

Në intervistën për Prime Time me Xhemajl Rexhën, deputeti ukrainas, pati deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina do të vjen pas përfundimit të luftës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.