
Analisti politik, Krenar Shala ka deklaruar se skepticizmi i Bashkimit Evropian mbetet një nga arsyet kryesore pse shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur prapa në procesin e integrimit evropian, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga BE-ja.
Duke folur në emisionin Adresa në Kanal10, ai tha se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi shtetet aspiruese.
“Skepticizmi i BE-së është një prej elementeve thelbësore pse shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur mbrapa, përkundër premtimeve që i ka dhënë BE-ja për anëtarësimin e tyre. Është e vërtetë që edhe shtetet kanë probleme, megjithatë problemi kryesor është te BE-ja”, u shpreh ai gjatë diskutimit.