Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të substancave narkotike

Gazeta10
17 May 2026 - 23:54

Rreth orës 18:30, hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj kanë ndaluar një automjet të dyshuar, në të cilin ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila do të procedohet në cilësinë e provës materiale.

Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, ndaj një të dyshuari mashkull, 23-vjeçar, është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i substancave narkotike”.

 

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.