Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Haxhiu: Ky veprim rikthen mundësinë për një proces të rregullt e transparent

Gazeta10
18 May 2026 - 12:24

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me shpalljen e konkursin për Kryeprokuror të Shtetit.

Haxhiu përmes një postimi në facebook u shprehë se ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.

“Përshëndes shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit. Ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.

Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.