Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mexhiti dhe Kasami takojnë Mickoskin, bisedohet për kërkesat e studentëve shqiptarë

Gazeta10
18 May 2026 - 13:32

“Kryeministri Hristijan Mickoski sot mbajti një takim pune me bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilal Kasamin dhe Izet Mexhitin, ku u diskutua çështja e përdorimit të gjuhëve në provimin e jurisprudencës.

U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që sjellin përparim, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dijet përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm.

Prandaj, institucionet po punojnë aktivisht për gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, me qëllim të sigurimit të sigurisë juridike dhe funksionalitetit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.