
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demoktarike të Kosovës, Lulzim Zeneli në Gazeta ka bërë të ditur arsyet që e kanë shtyrë të marrë vendimin për t’u rikthyer në angazhimin politik, duke theksuar se Kosova po përballet me mungesë të stabilitetit dhe kulturës institucionale.
Sipas Zenelit, vendi tash e një kohë të gjatë është përballur me jostabilitet politik dhe institucional, gjë që sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në stagnimin e Kosovës në shumë segmente.
“Ka shumë arsye pse është marrë një vendim i tillë. Kosova ka kohë që ballafaqohet me jostabilitet dhe një mungesë të kulturës institucionale dhe politike, e cila është demonstruar në nivel të institucioneve të vendit. Kjo ka qenë edhe pengesa kryesore që Kosova ka stagnuar në shumë segmente”, tha Zeneli në Gazeta.
Ai ka shtuar se vendi ka më shumë se kurrë nevojë për përvojë politike, përgjegjësi institucionale dhe angazhim serioz për t’u përballur me sfidat aktuale.
“Duke e ditur se kurrë më shumë se tani Kosova ka nevojë për përvojë politike, kulturë institucionale, angazhim dhe përgjegjësi që të japë përgjigje për të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, prandaj ishte ide, propozim dhe përkrahje e miqve, kolegëve dhe atyre që kanë qenë pjesë e rrjedhave politike për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/Dfq_fYCUkO4