
Banori Muharrem Stublla nga Podujeva është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” se po kanë probleme me ujërat e zeza dhe mbeturinat.
Gazetarja Diona Krasniqi ka shkuar për ta parë këtë problem nga afër, raporton Gazeta10.
Banori nga Podujeva ka thënë se kjo gjendje e kanalizimit është sumë moti, sepse ky projekt ka qenë nga KFOR-i çek por që komuna nuk i ka vendosur gypat se si duhet.
“Ku ka të reshura shiu nga puseta dalin ujërat e zeza, dhe pastaj mbledhen insekte të ndryshme, kjo gjendje është që nga 2010, projekti ka qenë i KFOR-it çek, projekti i këtyre të fundit ka qenë që të vendosen gypat e 1000, ndërsa komuna i ka vendosur gypat e 300, kjo është arsyeja se për daljen e ujërave të zeza në sipërfaqe”, tha ai në Kanal10.
Banori shtoi se disa herë ka kërkuar zgjidhje nga Komuna e Podujevës por që këta të fundit nuk kanë ndërrmarr masa.
Ndërsa kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është përgjigjur për këtë problem duke thënë se mund të ketë bllokime, por në afate më të shkurta të mundshme po mundohet të bëhet debllokimi i këtyre rrjeteve të kanalizimit.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10