Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku dhe Osmani vizitojnë një biznes në Gjilan: Shteti zhvillohet duke u bërë partner i bizneseve, e jo duke i parë me dyshim

Gazeta10
19 May 2026 - 16:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ai, së bashku me ish-presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kanë vizituar ‘’ një ndër bizneset më të suksesshme përpunuese në vend, ASK Foods’’.

Abdixhiku, ka shkruar se, shteti zhvillohet duke u bërë partner me bizneset, e jo duke i pare me dyshim.

Postimi:

Sot vizituam një ndër bizneset më të suksesshme përpunuese në vend, ASK Foods.

Të mburresh sot se nuk bashkëpunon me ndërmarrës, me prodhues e krijues të vlerës, është të mos e kuptosh fare se si ndërtohet një ekonomi e fortë. Shteti nuk zhvillohet duke i parë bizneset me dyshim; zhvillohet duke u bërë partner i tyre.

Në çdo produkt vendor, në çdo fabrikë që punon, në çdo vend pune që krijohet, ka më shumë patriotizëm ekonomik se në mijëra fjalë boshe. Kosova ka nevojë për më shumë prodhim, më shumë përpunim e më shumë eksport. Ka nevojë për njerëz që krijojnë vlerë dhe për një shtet që ua hap rrugën, jo që ua vështirëson atë.

ASK Foods është një dëshmi e qartë se Kosova mundet. Kur ka punë, vizion e përkushtim, suksesi bëhet i mundur edhe këtu, në vendin tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.