
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se problemi i targave mund të zgjidhet përmes një marrëveshjeje serioze mes bashkësisë ndërkombëtare, Kurtit dhe Vuçiqit, raporton Gazeta10.
Politikanja serbe ka thënë se një faktor tjetër për zgjidhjen e problemit është edhe moslëshimi i targave serbe në veri nga Serbia.
“Në momentin që bashkësia ndërkombëtare, Kurti dhe Vuçiq të ulen seriozisht dhe të bëjnë marrëveshje, para së gjithash me Beogradin, tabelat do të ndryshojnë. Kur Beogradi të vendosë të mos u lëshojë më targa serbëve nga veriu dhe të mos e zgjasë regjistrimin e atyre targave, problemi do të zgjidhet”, tha Trajkoviq për gazetën serbe Danas, transmeton Gazeta10.
Kujtojmë se për këtë temë Qeveria e Kosovës së fundmi ka marrë një vendim për shkallëzim të afatit kohor për konvertimin e targave serbe në RKS ku janë përfshirë edhe disa masa qortimi e ndëshkimi. / Gazeta10.