Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sazan Ibrahimi: Komunave iu morën 126 milionë euro nga rastet gjyqësore

Gazeta10
20 May 2026 - 19:03

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në Gazeta ka ngritur shqetësimin për barrën financiare që po u shkaktohet komunave nga rastet gjyqësore që lidhen me të drejtat e zyrtarëve publikë dhe kontratat kolektive.

Ai tha se sipas dispozitave aktuale, deri në 15 vite përvojë pune, norma e kompensimit është 0.25%, mirëpo Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykim duke vlerësuar se kjo normë duhet të jetë 0.5%.

Sipas Ibrahimit, dallimi prej 0.25% po krijon bazë për ankesa nga zyrtarët publikë, të cilët po i fitojnë rastet në gjykata.

“Do të thotë se dallimi i 0.25 tashmë në nivelin lokal normal që zyrtarët publikë do të ankohen dhe do t’i fitojnë ato raste. Kanë filluar t’i fitojnë ato raste”, deklaroi ai.

Ibrahimi bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar komunat kanë pasur një dakordim me Sindikatën e Pavarur të Administratës Publike, e cila sipas tij ka treguar mirëkuptim për situatën financiare të komunave.

Ai theksoi se vetëm gjatë vitit të kaluar komunave u janë marrë 126 milionë euro si pasojë e lëndëve gjyqësore, ku pjesa më e madhe lidhej me kontratat kolektive.

“Ne vitin e kaluar kemi pasur një dakordancë me Sindikatën e Pavarur të Administratës Publike, ku kanë gjetur mirëkuptim në rastin e komunave, sepse vetëm vitin e kaluar komunave iu janë marrë 126 milionë euro nga lëndë gjyqësore, ku shumica kanë të bëjnë me kontrata kolektive”, tha Ibrahimi.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/3u_j6udeqnE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.