
Raporti: Arbenita Ilazi
Njohës të arsimit kanë ngritur kritika sa i përket cilësisë së dobët në këtë fushë. Ata thonë se kjo do të reflektohet edhe në rezultatet e testit PISA, ku presin që vendi të dështojë përsëri. Njohësi i Arsimit, Rinor Qehaja ka kërkuar që institucionet të bëjnë zgjidhje në mënyrë që të rritet cilësia në këtë sektor.
Njohës të arsimit kanë alarmuar për rritje të analfabetizmit në Kosovë, derisa kanë kërkuar më shumë llogaridhënie për cilësinë e dobët në arsim.
Ata thonë se kjo do të reflektohet edhe në rezultatet e testit PISA, ku presin që Kosova të dështojë përsëri.
Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja ka thënë se institucionet duhet të bëjnë zgjidhje në mënyrë që në të gjitha nivelet arsimore të bëhen ndryshime për rritjen e cilësisë.
Ndërsa edhe njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj ka ngritur kritika sa i përket mënyrës së si zhvillohet procesi mësimor në vend.
Arsimi në Kosovë është përballur me sfida të vazhdueshme të cilat kanë rezultuar të jenë pengesë në ngritjen e cilësisë.
Kjo është reflektuar edhe në rezultatet e testit PISA të mbajtur gjatë vitit 2019, ku vendi ishte radhitur i treti nga fundi i listës me 79 vende pjesëmarrëse. / Gazeta10