Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E dhimbshme: Këta janë babë e bir që humbën jetën tragjikisht në aksidentin afër Shkupit

Gazeta10
22 May 2026 - 12:36

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMë dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Përplasja raportohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit.

Në mesin e viktimave ishte edhe këngëtari i Operas dhe Baletit Kombëtar në Maqedoninë e veriut, Riste Velkov 51 vjeçar dhe djali i tij Adan Velkov 20 vjeçar. Bashkë me ta jetën e humbën edhe dy të rinj të tjerë, P.M. (20 vjeç, i lindur në vitin 2005) dhe M.GJ. (20 vjeç, po ashtu i lindur në vitin 2005).

Riste Velkov, bariton dhe solist-prvenec i Opera dhe Baleti Nacional i Maqedonisë. Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në vitin 1975 në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në Maqedoninë e Veriut.

Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i njohur për interpretimet në produksionet belkanto, duke fituar reputacionin e një “baritoni italian me ngjyrë kadifeje të zërit”. Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar mbi 15 role kryesore në opera të njohura botërore, përfshirë “Nabucco”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.