
“NATO duhet të jetë e mirë për të gjithë ata që janë të përfshirë”, ka deklaruar të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, para një takimi të NATO-s në Helsingborg të Suedisë.
Ai shtoi se pret që ky takim të vendosë bazat për samitin e liderëve të NATO-s në Ankara të Turqisë më vonë gjatë këtij viti, shkruan Reuters.
“Si çdo aleancë, ajo duhet të jetë e mirë për të gjithë ata që janë pjesë e saj. Duhet të ketë një kuptim të qartë për atë se cilat janë pritjet”, tha Rubio.