Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Të gjitha partitë shqiptare ta zgjedhin bashkë presidentin, VV-ja ta formojë e vetme Qeverinë

Gazeta10
13 August 2026 - 17:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media tha se LDK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës, por do të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit.

Abdixhiku i tha LVV-së ta formojë e vetme Qeverinë dhe të udhëheq ekzekutivin, teksa për presidentit tha se duhet të zgjidhet në bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare.

“Le ta zgjedhim të gjithë bashkë të gjitha partitë politike shqiptare, ato që duan të participojnë presidentin që e mbron Republikën dhe Kushtetutën dhe le të zgjedhim një president që është i Republikës së Kosovës. LVV-ja le ta formojë dhe udhëheq Qeverinë me 61 deputetët e koalicionit të saj, le ta kenë të gjithë ekzekutivin”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.