Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: LDK-ja heq dorë nga presidenti, nuk bëhemi bllokadë

Gazeta10
13 August 2026 - 17:34

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se LDK-ja heq dorë nga posti i presidentit, por nuk do të bëhet bllokadë për institucionet.

Ai ka deklaruar se për të tejkaluar krizën LDK-ja heqë dorë nga çdo pozitë, përfshirë, postin e Presidentit.

“Për ta çliruar procesin nga çdo alibi dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror, LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri, le t’i mbajë të gjitha VV-ja. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për ta udhëhequr postin e presidentit”, ka thënë Abdixhiku.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZET10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.