Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të martën mbahet protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

Gazeta10
23 May 2026 - 7:51

Studentë shqiptarë kanë paralajmëruar organizimin e një proteste në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup të cilët po protestojnë lidhur me zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe respektimin institucional të gjuhës shqipe.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë nga sheshi Skenderbeu në Tiranë, ndërsa më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se protesta është planifikuar të mbahet të martën, më 26 maj, duke filluar nga ora 17:00.

Studentët kanë bërë thirrje për solidarizim dhe mbështetje sa më të madhe ndaj kërkesave të studentëve shqiptarë në Shkup.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.