Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtarët e KFOR-it trajnohen për shpëtim jete

Gazeta10
23 May 2026 - 14:59

Ushtarët e task-forcës mjekësore, të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të KFOR-it, zhvilluan një trajnim në kampin “Bondsteel” për ushtarët dhe personelin e forcave partnere në aftësitë e shpëtimit të jetës.

Ushtrimi u realizua duke përdorur kurrikulën e mjekësisë së vendosur nga Agjencia e Shëndetit të Mbrojtjes.

Sipas KFOR-it, trajnimi rrit aftësinë e forcës për t’iu përgjigjur urgjencave mjekësore dhe për të ofruar kujdes shpëtimtar në momentin e lëndimit.

“Përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it forcon gatishmërinë operacionale dhe ndërgjegjësimin për situatën, duke theksuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.