Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes ish e burgosura politike, Drita Kuçi

Gazeta10
23 May 2026 - 15:28

Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare aktivistja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuçi.

Ajo ishte bashkëpunëtore e Ismajl Haradinajt në kuadër të LNÇKVSHJ-së.

Kuçi u dënua politikisht në vitin 1981.

Për vdekjen e saj ka shprehur ngushëllime Nasim Haradinaj i cili e kujtoi atë si simbol të rezistencës dhe sakrificës për liri.

“Jeta dhe veprimtaria e saj janë dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës dhe idealin kombëtar në kohën kur fjala “liri” paguhej me burg e vuajtje”, ka shkruar Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.