Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku e Osmani takojnë gratë e Istogut: Takim i veçantë, s’mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë

Gazeta10
23 May 2026 - 18:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar pas vizitës që ai së bashku me ish-presidenten e vendit, e kanë realizuar në Istog.

Abdixhiku, bëri të ditur se atje takuan gratë e kësaj komune, ku kanë folur për mundësitë e pabarabarta, pengesat, dhe, nevojën që shteti të ‘’mos sillet si spektator i këtyre padrejtësive’’.

Postimi:

Pas Llapit e Drenicës, rrugëtimin e vazhduam në krahun tjetër të Kosovës, në Istog, në një takim të veçantë me gra.

Folëm për mundësitë e pabarabarta, për pengesat e heshtura që shumë gra i përjetojnë çdo ditë; në punësim, në avancim, në përfaqësim e në barrën e padrejtë që shoqëria ende ua lë mbi supe. Folëm për nevojën që shteti të mos sillet si spektator i këtyre padrejtësive, por si garantues i mundësive të barabarta.

Sepse një Kosovë që i kërkon grave të jenë shtylla e familjes, ekonomisë e shoqërisë, nuk mund t’u ofrojë më pak mundësi, më pak mbështetje e më pak hapësirë. Nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.