Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas takimit në Bruksel, Sorensen vazhdon diskutimet me Konjufcën: Folëm për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe hapat e ardhshëm

Gazeta10
23 May 2026 - 17:11

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, ka njoftuar për diskutimet që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sorensen, në postimin e tij, ka thënë se me Konjufcën i  vazhduan diskutimet lidhur me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vende.

‘’Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin tim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. U fokusuam në hapat e ardhshëm, zbatimin e ligjit për të huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm’’, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.