
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.
Në njoftimin për media nga AAK thuhet se pjesa solemne e Kuvendit do të fillojë nga ora 11:30.
Në kuadër të punimeve të Kuvendit, do të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.