Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’e dëgjova zërin tënd”, vajza e dëshmorit Fehmi Demiqi me fjalë prekëse në përvjetorin e rënies së tij

Gazeta10
24 May 2026 - 17:33

Arta Demaj, vajza e vetme e dëshmorit Fehmi Demiqi, në përvjetorin e rënies së babait, ka shkruar fjalë prekëse, duke thënë se ai u bë pavdekësi për atdheun.

Ajo shkroi se jeta e vrau pa e njohur kurrë, e pa e ndjerë kurrë dorën e babait mbi kokën e saj.

“Këtë përvjetor të lavdishëm tëndin, Babë, ti u bëre pavdekësi për atdheun, ndërsa mua më vrau jeta pa të njohur kurrë. S’e dëgjova zërin tënd, s’e ndjeva dorën tënde mbi kokën time”.

“E unë, si amaneti yt i vetëm,si fëmiu yt i vetëm, që le pas mbeta me një mall që s’mbaron kurrë. Por me betimin se emrin tënd  do ta bëj krenari ndër breza”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.