Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Afati për regjistrim të votuesve me nevoja të veçanta deri më 31 maj

Gazeta10
26 May 2026 - 16:33

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka hapur procesin e regjistrimit për votim të personave me nevoja të veçanta.

Afati i fundit për regjistrim është 31 maj 2026, ndërsa aplikimi mund të bëhet përmes dy mënyrave: online në uebfaqen https://vpnv.kqz-ks.org/sq/ dhe fizikisht në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunat përkatëse.

Ky proces synon të lehtësojë pjesëmarrjen në votim për të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta, duke garantuar qasje më të barabartë në procesin zgjedhor.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.