
Lulzim Veliu, analist politik, ka deklaruar në emisionin “Gazeta” se është skeptik për arritjen e një zgjidhjeje politike në vend, duke lënë të kuptohet se Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje të reja gjatë këtij viti.
Sipas tij, subjektet politike dhe liderët aktualë nuk kanë arritur të gjejnë një rrugë të përbashkët për zgjidhjen e ngërçit institucional, pavarësisht se më herët kishin pasur mundësi të formonin institucionet.
“Jam shumë skeptik dhe nuk besoj që këtu do të ketë zgjidhje. I kam dyshimet e mia se Kosova do të ketë sërish zgjedhje gjatë këtij viti, ndoshta në fund të vjeshtës”, deklaroi ai.
Veliu shtoi se situata aktuale po përsëritet me të njëjtët akterë politikë, të cilët sipas tij nuk arritën të gjejnë një emër të pranueshëm për të shmangur zgjedhjet e reja.