
Lulzim Veliu, analist politik, ka komentuar rikthimin e Vjosa Osmani në Lidhja Demokratike e Kosovës, duke ngritur dilema për moralin dhe parimet politike.
Sipas Veliut, Osmani vite më parë ishte larguar nga LDK-ja për t’u bërë presidente me mbështetjen e Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tani po kërkon rikthim në subjektin që dikur e kishte kritikuar ashpër.
“Në momentin kur nuk po merr votat e Vetëvendosjes për presidente, ajo po kërkon rikthim në subjektin që më herët e kishte sulmuar”, deklaroi ai.
Veliu tha se nuk beson që Osmani mund ta rikthejë elektoratin që LDK-ja kishte humbur në vitin 2021, ndërsa shtoi se mbeten pikëpyetje për mënyrën se si figura të tilla pranohen sërish në krye të listave zgjedhore.
Ai pati kritika edhe për mandatin presidencial të Osmanit, duke thënë se ajo “më shumë ishte notere e forcës kryesore politike dhe e kryeministrit sesa presidente”.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.