Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lulzim Veliu: Vetëvendosje nuk do ta arrijë 50 përqindëshin

Gazeta10
26 May 2026 - 19:27

Lulzim Veliu, analist politik, ka deklaruar në emisionin “Gazeta” se Lëvizja Vetëvendosje pritet të dalë sërish forca e parë politike në vend, por sipas tij nuk do të arrijë ta sigurojë shumicën prej 50 për qind.

Veliu tha se mungesa e kësaj shumice mund të krijojë vështirësi në konstituimin e institucioneve dhe formimin e qeverisë së re.

“Mendoj se Vetëvendosje do të jetë forca kryesore dhe do të dalë e para, por nuk do ta arrijë 50 përqindëshin. Pastaj do të ketë probleme në sigurimin e votave për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe krijimin e qeverisë”, deklaroi ai.

Sipas analistit politik, për shkak të situatës aktuale, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje gjatë vjeshtës apo dimrit.

Ai shtoi se pa një koalicion mes dy forcave kryesore politike, do të jetë e vështirë të tejkalohen problemet institucionale.

“Në këtë rast mendoj se dy forcat kryesore janë Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës”, u shpreh Veliu.

Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.