Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizita në Serbi, s’dihen arsyet pse u anulua takimi mes kongresmenëve dhe Bërnabiq

Gazeta10
26 May 2026 - 20:38

Një takim i planifikuar në Beograd midis Kryetares së Asamblesë Kombëtare Ana Brnabiq dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, republikanit Keith Self dhe demokratit Suhas Subramanyam, është anuluar, raporton Radio Evropa e Lirë (REL).

Kongresmenët amerikanë u pritën në Beograd më 25 maj nga Nevena Jovanović, Sekretare Shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Sipas Ministrisë, zyrtarët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, çështjet globale, situatën në rajon dhe pozicionin e komunitetit serb në Kosovë.

Asambleja Kombëtare Serbe nuk i specifikoi për REL arsyet e anulimit të takimit me Brnabiq. megjithëse takimi ishte njoftuar më parë nga zyra e Kryetares së Dhomës.

Ambasada e SHBA-së në Serbi nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje në lidhje me arsyet pse takimi nuk u zhvillua.

Më 24 maj, kongresmenët vizituan Sarajevën, ku riafirmuan angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjatë vizitës së tyre, ata u takuan me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë.

Sot paradite kongresistët kanë vizituar Luginën e Preshevës ndërsa pasdite kanë ardhur në Kosovë duke shkuar për vizitë në kampin ushtarak Bondsteel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.