Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muharremi për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve: Na prishën festën e Bajramit këta horra, asnjë cent për bujqit

Gazeta10
27 May 2026 - 8:35

Analisti politik Shenoll Muharremi ka shpërthyer ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 2 milionë eurove për biletat e aeroplanëve për mërgimtarët.

Anëtaret e Qeverisë Kurti 3 ai i ka quajtur “horra”, duke thënë se këtë vendim ua prishen qytetarëve të Kosovës festen.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent për bujqit dhe fermerë, të cilët po e paguajnë litrën e naftës gati 2 euro.

“Na prishën festën e Bajramit këta horra. Pasi që i dhanë 100 milionë euro si lëmoshë me tentu me i ble votat, tash paskan marrë një vendim tjerër skandaloz me i nda €2m për me i pagu biletat e aeroplanit të mërgimtarëve me ardhë me votu, se qenka shtrenjtu kerozina. Po këta njerëz të poshtër e shpirtërisht të ligë nuk e ndanë asnjë cent për bujkun e fermerët që duhet me përgatitë ushqimin e vendit kur litri i naftës shkoi 2 euro. Për ushqimin dhe çmime më të përballueshme për kosovarin e varfër asnjë cent, e për votat e tyre milionat pa dhimbtë”, ka shkruar ai, duke e vazhduar kritiken.

“Bravo qeverisë kriminale. Zgjedhjet në Kosovë nuk janë më të lira dhe fer. E qeveria e Kurtit po duket si regjim që abuzon me paranë publike për me i manipulu zgjedhjet e me e tjetërsu vullnetin e banorëve të Kosovës vetëm për me mirëmbajt pushtetin. Marre, tybe! Marre për ata që i bëjnë këto vepra, e marre për ata që i votojnë këta kriminelë”, ka shkruara ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.