
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ai ka shpërndarë një fotografi së bashku me anëtarët e familjes së tij.
Hamza ka thënë se ruajtja e familjes dhe respekti për njëri-tjetrin, shtetin dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria duhet të qëndrojnë përherë në rikujtim të secilit.
“Në ditë feste si kjo, duhet gjithmonë të rikujtojmë se forca jonë më e madhe qëndron te mënyra se si e ruajmë familjen, respektin për njëri-tjetrin, shtetin dhe vlerat mbi të cilat është arritur liria jonë. Krizat do të jenë të përkohshme, përderisa angazhimi dhe vullneti ynë për ndryshim, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mirë, do të jetë gjithmonë më i madh.”, ka shkruar Hamza.
Ai ka thënë se kjo festë të shërbejë si frymëzim për të qenë të bashkuar.
“Prandaj, uroj që kjo festë të shërbejë edhe si frymëzim që të jemi më të bashkuar, më afër njëri-tjetrit dhe më të vendosur për ta ndërtuar një Kosovë me më shumë mirëqenie, zhvillim dhe shpresë për çdo familje.”, ka shkruar në fund Hamza.