Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PSD hap sonte fushatën zgjedhore me një “aktivitet simbolik” prapa Kuvendit

Gazeta10
27 May 2026 - 19:06

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se sonte nga ora 21:00, do të bëjë hapjen zyrtare të fushatës.

Këtë, kjo parti tha se do ta bëjë përmes një aktiviteti simbolik në kryeqytet.

Aktiviteti, sipas PSD-së, do të mbahet në sheshin “Adem Jashari”, prapa Kuvendit të Kosovës, ndërsa thanë se para mediave do të prononcohet kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit zyrtarisht nis të enjten. PSD në këto zgjedhje garon me vetëm 6 kandidatë për deputetë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.