Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, i dyshuari ende në arrati

Gazeta10
28 May 2026 - 10:08

Një person ka vdekur në orët e mbrëmjes të së mërkurës nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është ende në arrati.

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku si pasojë viktima mashkull kosovar është qëlluar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raport.

Viktima i vrasjes së mbrëmshme është  Agron Hajdari, i njohur me nofkën Radulla.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se personi që ka shtënë ka qenë i maskuar dhe pas kryerjes së aktit është larguar në drejtim të panjohur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.