
Shkolla e futbollit Top Football ka arritur një suksese të madh në turneun e famshëm Bayern Cup, që u mbajt në Augsburg të Gjermanisë.
Bayern Cup është një turne i madh që mbledh ekipe nga mbarë bota, duke përfshirë këtu skuadra nga Spanja, Gjermania, Brazili, Austria, Cape Verde, Holanda, Franca, Portugalia e Zvicra.
Të rinjtë nga Kosova patën një kampanjë fantastike, ku në gjysmëfinale mposhtën Brazilin me rezultat të thellë, 9-3.
Top Football ka shumë talentë në grupmoshat zinxhir të saj, që pritet të kenë një të ardhme të ndritur.
Ky sukses padyshim edhe një motiv i madh për të rinjtë e këtij ekipi për të arritur majat e futbollit në të ardhmen.
