Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm, Erion Veliaj mbetet në qeli

Gazeta10
28 May 2026 - 14:58

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, lidhur me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke mbajtur në fuqi “Arrestin në burg”.

Me këtë vendim, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK për një dosje të gjerë korrupsioni.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme para dhe pasuri nga kompani që kanë marrë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është nën hetim për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. Gjykata e Lartë vendosi sot të lërë në fuqi masën “arrest me burg”, duke rrëzuar kërkesën e Veliajt për liri ose masë më të butë sigurie.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.