
Kandidati për deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ishte i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ku foli për përgatitjet që kjo parti po i bën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Zemaj tha se në LDK ekziston mobilizim dhe disponim pozitiv për ndryshim politik, duke theksuar se partia është duke punuar në aktivizimin e elektoratit të brendshëm dhe bashkimin e strukturave për të siguruar fitore në zgjedhje.
“Aktivizim i elektoratit të brendshëm, ta quaj kështu bashkim të siguruar për fitoren e LDK-së. Ka disponim, ka kulturë, ka kërkesa të reja programore dhe mbi të gjitha e shohin si nevojë ndryshimin e qeverisë së keqe dhe kalimin në një stad tjetër, ashtu siç i takon LDK-së, por edhe si e meriton Republika e Kosovës”, tha Zemaj.
Ai shtoi se qytetarët po kërkojnë alternativa të reja politike dhe se LDK synon të rikthehet si forcë udhëheqëse me një program që, sipas tij, i përgjigjet nevojave të vendit.