
I dyshuari që ishtë në kërkim të Policisë së Kosovës është kapur nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar: – A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.