Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ilir Kërçeli: Besimin e qytetarëve do ta kthej në shërbim dhe punë

Gazeta10
29 May 2026 - 18:14

Kandidati për deputet nga Ilir Kërçeli i Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se besimi i marrë nga qytetarët më 9 shkurt dhe 28 dhjetor 2025 e obligon atë që ta kthejë në shërbim dhe punë të përditshme.

Ai tha se në politikë ka hyrë për të mos heshtur përballë të keqes, por për të mbrojtur qëndrimet e tij, për të argumentuar dhe për të përfaqësuar qytetarët pa kompromis.

Kërçeli theksoi se nuk është tërhequr as përballë sulmeve dhe shpifjeve, duke shtuar se “përballë atyre që e kanë mbajtur shtetin peng për vite, heshtja nuk është alternativë”.

Në fund, ai u shpreh se më 7 qershor do të vazhdojnë bashkë me sloganin: “Krejt për shtet, shtet për krejt.”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.