Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku nga Kaçaniku: Folëm për programin tonë ekonomik dhe prezantuam vizionin tonë

Gazeta10
29 May 2026 - 18:37

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ditën e sotme kanë mbajtur tubim në Kaçanik, ku edhe kanë prezantuar kandidatët për deputet nga ky qytet dhe për Hanin e Elezit.

Abdixhiku, ka thënë se, po ashtu, kanë prezantuar edhe vizionin e LDK’së për një Kosovë që zhvillohet duke nisur nga familja, xhepi i qytetarit dhe nga mirëqenia e tij.

Postimi:

Sot, në Kaçanik, prezantuam kandidatët tanë për këtë qytet dhe për Hanin e Elezit.

Prezantuam po ashtu dhe vizionin tonë për një Kosovë që zhvillohet duke nisur nga familja, nga xhepi i qytetarit dhe nga mirëqenia e tij. Folëm për programin tonë ekonomik, për mbështetjen ndaj familjeve, rritjen e të ardhurave, investimet kapitale dhe zhvillimin që duhet të ndihet në çdo komunë të vendit – pa dallim.

Në Kaçanik garojmë me kandidatin tonë Korab Krasniqi me numër 106 dhe kandidaten Albana Bunjaku me numër 107. Ndërsa nga Hani i Elezit, garojmë me kandidaten tonë Kimete Kuka Hasallari me numër 39.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.